Flamurtari u mposht me rezultatin 0-1 nga Elbasani. Pas ndeshjes, trajneri Françesko Moriero kishte pretendimet e tij te kuqezinjtë.

“Sot ishte një paraqitje shumë e mirë e çunave të mi. Për të disatën herë nuk na është dhënë një penallti. Kur është kështu, fillon dhe bëhet e vështirë, por ne nuk do dorëzohemi.

Pësimi i golit? Është situatë e futbollit. Mos flasim për korne, janë situata loje. Bëhet e vështirë kur nuk jepet penallti.

Do të thotë që jam unë i pafat. Mendoj se çunat sot kanë bërë paraqitjen më të mirë, qëkur kam ardhur. Nuk meritonim humbjen.Na bënë vetëm një goditje në portë. Patëm shumë mundësi për gol, nuk ishim shumë me fat. Ekipi vendosi karakterin dhe zemrën, nuk dëshironte ta humbiste këtë ndeshje. Si njeri sporti, jam njeri sporti dhe nuk dua alibi, dua respekt. Ne nuk kërkojmë asgjë, vetëm atë që meritojmë dhe është e drejtë. Nëse gjykojmë 3-4 ndeshje që kemi bërë, ka dyshime. Ne kërkojmë atë që na takon. Po ta shikoni në pjesën e parë, në minutën e tretë ka një penallti.

Është normale se bën zëvendësimet, duhet të ndryshonim modul loje. Është e vështirë të flasim për futboll. Mund të flasim për modul, sistem loje, ne punojmë fort si ekipet e tjera. Gjatë javës u kërkojmë çunat të vënë zemrën dhe të vuajnë, por kur ndeshjet vendosen nga episode jo të drejta, bëhet e vështirë ta shpjegosh. Kjo nuk do të thotë që Elbasani nuk e meritoi fitoren, por çdo javë jemi këtu duke folur për episodet. Duam atë që na takon dhe boll.

Kemi VAR, duhet të shërbejë për diçka. Ju e patë që sido të ishte, jam njeri që e pranoj rezultatin, por çdo javë episod. Me Partizanin ishte gol, me Teutën ishte gol jashtë loje, sot ishte penallti. Jam i zemëruar për këto, duhet edhe të më kuptoni”, u shpreh Moriero për “RTSH”.