Luftëtari po kalon një nëntor të vështirë. Klubi ka vendosur të shkarkojë të gjithë “kullën” drejtuese. Vendim që vjen pas largimit të trajnerit Besmir Shabani dhe zëvendëstrajnerit, që ishin pjesë e humbjes 3 me 1 ndaj Kastriotit.
Kështu i shkarkuari i radhës është Fotis Kristidhi. Mësohet se Arbër Bistri, ish-futbollist i Luftëtarit ndër të tjerë në vitet 2000, pritet të jetë admistratori i ri.
Njoftimi i Luftëtarit:
“AF Luftëtari njofton largimin e Fotis Kristidhit nga detyra e administratorit.
E falënderojmë për punën dhe kontributin e dhënë si trajner dhe administrator, veçanërisht në momentet e vështira dhe gjatë kësaj periudhe sfiduese.
Klubi i uron suksese dhe arritje të mëtejshme në rrugëtimin e tij profesional”, shkruan klubi gjirokastrit.
Screenshot 2025-11-11 122831







