Ka rezultuar një “dramë’ e vërtetë ndeshje përmbyllëse e javës së 13-të në Superligën turke mes Basaksehir – Trabzonspor, e përfunduar 3 – 4 .
Sulmuesi i Kombëtares Ernest Muçi ishte “heroi” absolut me dopietën e tij, respektivisht në minutat 77 dhe 90+11’.
Një ndeshje për t’u “varur në kronizë” nga anësori shqiptar, i cili në këtë takim u zhbllokua te klubi i ri, pas largimit prej Besiktas gjatë verës. Trabzonspor ngjitet në kuotën e 28 pikëve, 4 më pak se kreu që mbahen nga Galatasaray.
Nuk duhet harruar, se Muçi është kritikuar ndjeshëm kohët e fundit, ndërsa dygolëshi është “përgjigja” më e mirë edhe për trajnerin e Kombëtares Sylvinho, i cili nuk po e fton më te Shqipëria.







