Ditët e fundit të merkatos ishin mjaft të ngarkuara për Bayern. Bavarezët po kërkonin një lojtar për ta shtuar në formacionin e tyre sulmues dhe në fund zgjodhën të nënshkruanin me Nico Jackson në formë huazimi nga Chelsea.

Megjithatë, klubi kontaktoi shumë lojtarë gjatë asaj periudhe, siç pranoi edhe drejtori ekzekutiv i klubit, Christoph Freund.

“Ato ditë nuk ishin të qeta. Ndodhën shumë gjëra. Patëm kontakte me disa lojtarë, njëri prej të cilëve ishte Antony. Pati edhe një negociatë, por tani gjithçka ka mbaruar.

Jemi shumë të kënaqur me skuadrën aktuale. Në fund të fundit, kur afati kalimtar u mbyll, dolëm mirë dhe jemi të kënaqur”.