Ka mjaftuar një vendim i FIFA-s për bllokimin e merkatos së Vllaznisë si shkak i një gjyqi të humbur ndaj një ish-lojtari të saj dhe në media ka shpërthyer si “çështje”, aq sa vihej në dyshim dhe ecuria e saj plot pretendime në kampionat.
Ndonëse presidenti Xhaferi e sqaroi në prononcime të shkurtëra të dhëna për mediat se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar sepse ky problem do të zgjidhej në kohën e duhur, sërish komentet negative nuk kanë munguar.
Pikërisht për këtë arsye, numri 1 i klubit shkodran ka reaguar sërish, këtë herë me një postim në rrjetet e tij sociale ku shkruan:
“Sa më shumë zhurmë, aq më shumë qetësohemi ne. Të premten, të gjithë në stadium — t’u tregojmë kush jemi dhe pse zhurma vjen gjithmonë nga poshtë. Forca Vllaznia!















