✍️ Shkruar nga Gjergj KOLA
Shumë prej tifozëve të Vllaznisë janë zhgënjyer nga barazimi i Vllaznisë në ndeshjen e kaluar ndaj Partizanit në transfertë, por ka edhe nga ata që mendojnë ndryshe. Anton Luka, shkodrani që po spikat me performancën e tij në “Përputhen”.
Ai njihet edhe si tifoz i zjarrtë i Vllaznisë dhe si rrjedhojë nuk ka ngurruar “ta mbrojë” atë në “Procesi Sportiv” teksa është shprehur se momenti i krizës së rezultatevee për kuqeblutë tashmë kaloi dhe skuadra do të vijojë me rezultate pozitive për të realizuar andrrën e gjithë shkodranëve, fitimin e titullit kampion.
“Kur Martini deklaroi dy javë më përpara se rivalë konsideronte Partizanin e Tiranën, nuk e ka thënë me sarkazëm por e ka thënë seriozisht sepse Partizani ka atë karakterin e fortë dhe mendoj se është vërtetë një rival për titull. Barazimin ndaj Partizanit në transfertë e konsideroj një rezultat pozitiv sepse unë e shoh atë si një kundërshtar direkt.
Pavarësisht se sot kjo skuadër po kalon momente jo të mira, unë e shoh në vend të dytë ose të tretë në fund të kampionatit dhe prandaj një barazim në fushën e tij nuk është keq.
Sa i takon Vllaznisë, ajo këto 2-3 vitet e fundit ka qenë mirë por këtë vit e shoh taman si një kandidate të fortë për titull dhe shpresoj që të na e bajnë realitet atë andrrën tonë për ta parë edhe njëherë kampione. Mendoj se e veçanta e ekipit të këtij seezoni është grupi shumë i fortë dhe brenda tij ka një frymë shumë pozitive.
Edhe kjo pjesa e krizës aktuale me rezultatet e saj është normale për çdo skuadër sepse secila e kalon një moment të vështirë dhe unë jam i kënaqur që po e kalojmë tani në nëntor dhe tani do të ecim drejt realizimit të andrrës tonë të madhe”- është shprehur Anton Luka.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”















