Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFlamurtari dhe Vora 'nuk i prishin punë' njëra-tjetrës, ndahen në barazim

Flamurtari dhe Vora ‘nuk i prishin punë’ njëra-tjetrës, ndahen në barazim

Flamurtari dhe Vora janë ndarë me një barazim 1-1 në ndeshjen që mbyllte javën e 13 të Superiores.

Gjithçka ndodhi në pjesën e parë, ku në një sfidë të tensionuar, golat e Todoroskit dhe Kasallës brenda pak minutash në këtë fraksion loje, vendosën shifrat 1-1.

Në të dytën, rastet ishin me pikatore, duke triumfuar më shumë dëshira për të mos humbur, teksa faullet e shumta bënë që të shijohej pak futboll, me barazimin që nuk ndryshoi pozitat e skuadrave në renditje.

FLAMURTARI-VORA 1-1

33′ Todoroski / 40′ Kasalla

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments