✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”
Ekipi i Bashkisë Shkodër ka fituar ndoshta më lehtë nga sa e kishte menduar sfidën me gazetarët e luajtur pasditen e sotme në kompleksin “Zmijani” në kuadrin e javës së katërt të kampionatit 5×5 Masters që po organizohet nga Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, në partneritet me Shoqatën “Pro Sport”.
Duke luajtur në mënyrë të zgjuar, falë edhe lojtarëve që ka në përbërje si Auron Miloti, Alban Neziri e Rudin Beka, bashkiakët e kanë mbyllur pjesën e parë me avantazhin e thellë 6-0, falë tre golave të Nezirit, dy të Bekës dhe një të Milotit.
Ndërkohë gazetarët janë përpjekur maksimalisht për të shënuar, por janë penguar nga forma shumë e mirë që ka treguar portieri Besnik Ndoj. Në të dytën gjërat ndryshojnë disi. Gjergj Kola do të shënonte dy gola njëri pas tjetrit, duke u munduar të rihapë ndeshjen, por ishte e vështirë.
Do të kishte edhe gola të tjerë, 3 për ekipin e Medias të shënuar nga Gentian Ndoci (2) dhe Fatjon Nutaj, ndërsa për ekipin e Bashkisë do të shënonte Miloti (2) dhe një Neziri. Përfundimisht 9-5 për ekipin e Bashkisë Shkodër që ngjitet në kuotën e 6 pikëve dhe mban tashmë vendin e tretë në renditje.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”















