✍️ Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Qendërmbrojtësi boshnjak Jasmin Çelikoviç ka debutuar dje me Vllazninë, duke lënë menjëherë përshtypje shumë pozitive te stafi teknik dhe tifozët.
I aktivizuar që nga minuta e parë, ai tregoi personalitet, qetësi dhe vendosmëri në repartin defensiv.
Në një moment tepër delikat të ndeshjes, Çelikoviç u shfaq vendimtar duke devijuar një top që po shkonte drejt rrjetës, duke i shpëtuar skuadrës një gol të sigurt.
Ndërhyrja e tij u duartrokit dhe tregoi se qendërmbrojtësi boshnjak mund të kthehet shumë shpejt në një pikë të fortë të prapavijës kuqeblu. Debutimi i tij lë pritshmëri të larta për ndeshjet e ardhshme.















