Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESot gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë në Shkodër, Vllaznia Futsall në fushë

Sot gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë në Shkodër, Vllaznia Futsall në fushë

Nga Maringlen ZHIVANI

Shkodra do të jetë sot epiqendra e futsallit shqiptar, teksa në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” do zhvillohet një nga gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Vllaznia Futsall do të zbresë në parket përballë Jata 6+1, në një sfidë që pritet të jetë e fortë dhe mjaft e luftuar.

Takimi do të startojë në orën 16:00, ndërsa në anën tjetër të shortit, po sot do të luhet edhe gjysmëfinalja tjetër mes Flamurtarit dhe KF Tiranës në orën 18:00.

Fituesit e dy gjysmëfinaleve do të përballen në finalen e madhe më 23 dhjetor, ora 16:00, sërish në Shkodër. Vllaznia synon finalen dhe trofeun, me mbështetjen e tifozëve shkodranë në një event që premton spektakël dhe emocione.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments