Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKomentatori i njohur anglez: Broja? Kam besuar gjithmonë te cilësitë e tij

Komentatori i njohur anglez: Broja? Kam besuar gjithmonë te cilësitë e tij

Armando Broja u bë kryefjalë te Bërnli, pas golit që shënoi në minutën e 90-të. Sulmuesi i Kombëtares i dha një pikë ekipit të tij, që barazoi përballë Bërnmuth.

Alan Smith, komentator dhe analist i njohur në Angli, tregoi vlerësim për Brojën. Ky i fundit duket se është ndezur me golin që u regjistrua pas dy vitesh pritje në Angli.

“Broja shënoi një gol dhe unë gjithmonë kam besuar se ai ka shumë cilësi si lojtar. Nëse këto cilësi do të nxirreshin në pah dhe ai do të qëndronte i shëndetshëm, skuadra do të fitonte më shumë forcë në fazën sulmuese. Tani u mbetet vetëm të qëndrojnë të fortë”, u shpreh analisti i njohur.

Interesant do të jetë fakti, nëse Broja do e nisë si titullar ndeshjen e ardhshme. Përballë Bërnlit do të vendoset Evertoni, pikërisht më 27 dhjetor prej orës 16:00.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments