Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDani Caravajal e paralajmëron Barcelonën: Jemi shumë të motivuar, Mbappe do të...

Dani Caravajal e paralajmëron Barcelonën: Jemi shumë të motivuar, Mbappe do të jetë sërish vendimtar

Mbrojtësi i Real Madridit, Dani Carvajal, ka folur para finales së Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës, duke theksuar fokusin e skuadrës, rëndësinë e Kylian Mbappe dhe gjendjen morale brenda ekipit. Kapiteni i madrilenëve u ndal fillimisht te roli i Mbappe, duke e cilësuar atë si një lojtar kyç për skuadrën e Carlo Ancelottit.

“Kylian është një lojtar jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne, ai është sulmuesi më i mirë në botë dhe shpresojmë që nesër të jetë në fushë, sepse ai mund të jetë vendimtar”.

Carvajal kishte edhe një mesazh të veçantë për tifozët e Real Madridit, duke kujtuar momentet e vështira që klubi ka kaluar ndër vite, por edhe sukseset e mëdha që kanë ardhur më pas.

“Do t’u thosha tifozëve të kthejnë kokën pas. Kam pasur një karrierë shumë të suksesshme, por edhe vite kur askush nuk na jepte shanse… dhe ne kemi bërë gjëra të jashtëzakonshme. Jemi të fokusuar te ndeshja e nesërme. Kemi shumë motivim dhe duam vërtet ta fitojmë trofeun”.

“Është gjithmonë e rëndësishme të fitosh një finale, veçanërisht kundër Barcelonës. Është një shtysë pozitive morale për të dyja palët. Kushdo që fiton nesër do të dalë më i fortë”.

Në fund, mbrojtësi i djathtë komentoi edhe mbi deklaratat e Xabi Alonsos dhe dinamikat brenda skuadrës, duke u ndalur te roli i Federico Valverdes në pozicione të ndryshme.

“Trajneri ka të drejtë për mendimin e tij. Fede mund të japë mendimin e vet, e kuptoj që nuk i pëlqen të luajë si mbrojtës i djathtë, por kur e bën këtë, ai jep gjithçka në pozicionin ku i kërkohet të luajë. Dhe kjo është ajo te e cila unë fokusohem”. Përndryshe, përballja mes Realit dhe Barcelonës zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:00./Telegrafi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments