Wednesday, January 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Partizani prezanton ish- mesfushorin e kombëtares

MERKATO/ Partizani prezanton ish- mesfushorin e kombëtares

Kamer Qaka është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Futbollisti është prezantuar pak më parë nga drejtori i ri sportiv, Agim Ibraimi te “Demat”. Rikujtojmë që ish-mesfushori i Kombëtares ishte një nga objektivat e Tiranës që prej muajit tetor, por ai ka vendosur t’i refuzojë duke iu bashkuar të kuqve.

Njoftimi i plotë

Kamer Qaka zyrtarisht pjesë e Partizanit

Partizani me kënaqësi njofton arritjen e marrëveshjes me mesfushorin Kamer Qaka. Ish-lojtari i përfaqësueses së Shqipërisë është zyrtarisht pjesë e të kuqve, skuadër me të cilën do të provojë edhe aventurën e parë në Kampionatin Shqiptar.

Qaka i cili ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë për një vit e gjysëm është prezantuar në ambjentet e klubit nga drejtori sportiv Agim Ibraimi.

30-vjeçari i bashkohet Partizanit pas eksperiencës pozitive te Shkëndija e Tetovës, skuadër me të cilën fitoi edhe 2 tituj kampion. Njëkohësisht ai dhuroi performanca mbreslënëse edhe në Ligën e Konferencës ku është aktivizuar në të gjitha përballjet evropiane.

I lindur në Pejë, Qaka gjatë karrierës së tij është aktivizuar në Norvegji me klubet e Raufoss, Honefoss apo edhe Sarpsborg. Ai ka luajtur gjithashtu me Poli Iasi dhe Steauan e Bukureshtit në Rumani dhe Mezokovesd në Hungari.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments