Skuadra e Egnatias ka humbur një nga protagonistët e trofeve të viteve të fundit, duke pranuar një ofertë që ka mbërritur nga Kazakistani për një lojtar i cili vlerësohej si një nga shtyllat e skuadrës.
Edison Ndreca ka luajtur ndaj Elbasanit ndeshjen e tij të fundit si futbollist i Egnatias pasi pas ndeshjes u konfirmua se futbollisti nuk do të ishte më pjesë e rrogozhinasve më të cilët ka fituar gjithçka në këto edicione, që kur iu bashkua pas eksperiencës te Kukësi në verën e vitit 2023.
Për futbollistin 31-vjeçar kjo është lëvizja e parë jashtë futbollit shqiptar, teksa deri tani ka luajtur në elitën e futbollit tonë në skuadra të ndryshme.


