Monday, January 19, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Lojtari i ndeshjes', Kastrati: Duhet të gjuaj më shumë sesa të pasoj,...

‘Lojtari i ndeshjes’, Kastrati: Duhet të gjuaj më shumë sesa të pasoj, më vjen keq që s’mund ta ndryshoj këtë ‘gabim’…

Lirim Kastrati ishte një nga protagonistët e ndeshjes që Vllaznia fitoi 2-0 ndaj Dinamos, teksa me sulmet e tij vuri vazhdimisht në vështirësi prapavijën e bluve. Ai shpërdoroi një rast, por edhe dha asistin për golin e dytë të Kallakut.

“Po mundohem të kthehem çdo ditë, po bëj stërvitje individuale dhe po ndjehem mirë. Jam i lumtur për tre pikët sot që i morëm.

Rasti i humbur? Këto gabime i bëj gjithmonë dhe nuk mund të ndryshoj edhe pse mundohem në stërvitje që shumicën e kohës të gjuaj, por ku vjen dita e ndeshjes gjithmonë mundohem të pasoj. Më vjen keq që shpërdorova atë rastin me Muratajn por në anën tjetër me vjen mirë që ia pasova Kallakut dhe doli goli.

Mosaktivizmi i rregullt? Si çdo lojtar mërzitemi por e dimë se futbolli është i tillë, konkurrenca na bën më të fortë. Për fat janë kthyer të gjithë nga dëmtimet dhe jemi të gjithë të plotë. Jam shumë i lumtur që ndihmova ekipin me një asist dhe asgjë tjetër.

Taktika ishte gjithë javës të fokusohemi më shumë në mbrojtje dhe detyra ime ishte vetëm të mbaja lojtarin e krahut, ishte fokusi që loja të luhej nga mbrojtësi i djathtë i Dinamos. Unë isha si i pestë dhe doli taktikë shumë e mirë nga trajneri”, tha Kastrati për RTSH pas ndeshjes.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments