Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMERKATO/ Teuta pret edhe dy përforcime deri në fund të javës

MERKATO/ Teuta pret edhe dy përforcime deri në fund të javës

Teuta pësoi të hënën një tjetër humbje, duke e çuar në 7 numrin e ndeshjeve radhazi pa fitore. Një ecuri negative gjatë shtatë javëve të fundit, ku mungesa e stabilitetit në lojë ka ndikuar ndjeshëm në rezultatet e ekipit durrsak. Si pasojë, skuadrat e katër vendeve të para janë shkëputur dhe objektivi bëhet gjithnjë e më i vështirë, edhe pse sezoni është ende i hapur.

Në përballjen ndaj Partizanit, Teuta u shfaq larg formës së saj më të mirë. Një ndeshje që, për mënyrën se si shkoi loja, nuk duhej të përfundonte me humbje. Pas barazimit, blutë patën rastet e tyre për të marrë maksimumin, por një paqartësi në repartin mbrojtës rezultoi vendimtare dhe i kushtoi skuadrës durrsake. Tashmë nuk ka më hapësirë për gabime. Në Durrës atmosfera mbetet e bashkuar dhe e fokusuar te ndeshja e radhës ndaj Vorës, e cila shihet si një mundësi reale për kthesë dhe për rikthimin e besimit te Teuta.

MERKATO – Teuta vijon lëvizjet në merkaton e janarit dhe drejtuesit e klubit janë të vendosur të përforcojnë ekipin pavarësisht rezultateve të fundit. Sipas burimeve pranë klubit, deri në fundjavë pritet të zyrtarizohen edhe dy afrimet e fundit për këtë sesion. Bëhet fjalë për dy lojtarë cilësorë që pritet t’i japin më shumë peshë skuadrës durrsake.

Njëri prej tyre është një sulmues me statistika pozitive, i cili shihet si një armë shtesë për repartin ofensiv dhe një zgjidhje konkrete për golat që mungojnë. Ndërkohë, në 48 orët e ardhshme pritet të mbyllet edhe afrimi i një “numri 10”, i cili do të marrë rolin e lënë bosh pas shitjes së Vidalit në Kinë. Mesfushori ofensiv pritet të jetë dirigjenti i ri i lojës së Teutës. Me këto dy afrime, Teuta pritet të kompletojë organikën dhe të vazhdojë garën deri në fund të sezonit me objektiva madhorë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments