Shkruar nga Fatos LAMAJ
Vllaznia-Partizani është një nga duelet e ditës së shtunë, përballje që do të luhet në “Loro Boriçi” duke nisur në orën 16:30 dhe që do të luhet për llogari të javës së njëzet e një të “Abisnet Superiore”.
Një përballje shumë e luftuar pritet mes skuadrave,ku tre pikët jan mëse të detyrueshme. Vllaznia të luajë për kreun, ndërsa Partizani synon t’i largohet akoma më shumë fundit të klasifikimit.
Ashtu si dy duelet e para të këtij sezoni edhe përballja e së shtunës do të jetë mjaft delikate. Vllaznia ka fituar në fazën e parë në stadiumin “Loro Boriçi” ndërsa në fazën e dytë në Tiranë jan ndarë në barazim.
Kjo bën që Partizani të luftojë edhe për “hakmarrjen” dhe ekipi i drejtuar nga Edi Martini do të synojë fitoren për vazhdimësinë dhe një triumf të shtunën në Shkodër do të ishte si “qershia mbi tortë” për ringritjen.


