Julian Ahmataj në një intervistë të dhënë për “Sport News” është ndalur ndër të tjera edhe tek kampionati shqiptar dhe gara për titullin kampion ku ka vlerësuar edhe shanset që ka secila skuadër për t’u shpallur kampion këtë sezon.
“Katër skuadrat që kryesojnë aktualisht, kanë më shumë shanse për titullin, por mendoj se nuk do përjashtoja Teutën, ka patur disa ndryshime. Të 5-ta këto skuadra, duke mos përjashtuar as Partizanin, matematika është në lojë. Partizani është ekip me tradita që mund t’i bashkohet garës. Mendoj se këtu dinamikat janë specifike. Vllaznia bëri hapin e madh në fillim, por pati një stepje, efektet janë të shumta, dëmtimet mund të jenë të shumta. Në futboll rëndësi ka periudha mars-prill. Në atë periudhë kush skuadër të ketë formën më të mirë, do bëjë diferencën dhe do shpallet kampion.
Të gjitha skuadrat që janë atje, mund të çedojë secila skuadër. Eksperienca në futboll është shumë e rëndësishme. Ata ekipe që kanë njerëz me përvojë që e mbrojnë skuadrën nga oshilacionet, mendoj se do jenë skuadrat më të stabilizuara. Të dyja skuadrat që po tentojnë të arrijnë Final Four, si Partizani dhe Teuta, mendojnë se janë skuadra të këtij niveli.
Ndryshimet e formulave sjellin risi. Mendoj se është e sfumuar Final Four. Është pak e sfumuar Final Four, sepse pikët ekzistojnë te skuadrat, pavarësisht se do ndahen katërshja që lufton për titull.
Mendoj që një hap përpara në garën për titulli është Egnatia, pasi është kampion prej 2 vitesh. Të gjitha sfidantët e tjera kanë armët e tyre. Elbasani është skuadër e fortë, shumë e vështirë që ta mposhtësh. Me të vërtetë kur luan ndaj skuadrave të forta, jep përformancë që të dërgon te titulli. Vllaznia është ekip që me vrullin e saj dhe me futbollin që e ka traditë, pavarësisht aktivizimeve të djemve të ri, ka gjithmonë futboll dhe futbolli të dërgon te rezultatet. Mendoj se këto skuadra, rëndësi ka kush ruan stabilitetin dhe kalon krizat e vogla. Nuk e ndan dot kush do të fitojë”- është shprehur Julian Ahmataj.


