Saturday, January 24, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIronia e Pep Guardiolës: Janë tetë ekipe me 13 pikë dhe një...

Ironia e Pep Guardiolës: Janë tetë ekipe me 13 pikë dhe një prej tyre është ndër më të mirët në botë

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka ironizuar mbi situatën e skuadrës së tij gjatë një konference për shtyp para ndeshjes ndaj Wolverhampton-it, ekip në fundin e klasifikimit të Premier League-s.

City ka kaluar një periudhë të vështirë, duke regjistruar katër ndeshje pa fitore në kampionat dhe duke humbur 3-1 ndaj Bodo/Glimt në Champions League, rezultat që e bën më të vështirë kalimin direkt në 1/8-at e finales. Megjithatë, Guardiola e minimizoi presionin mbi skuadrën e tij duke përdorur ironi:

“Nuk mund të humbasim ndeshje, apo jo? Manchester City është aq perfekt sa nuk mund të humbasim, e di. Po, e di se duhet të ndryshojmë dinamikën dhe të fitojmë ndeshjet,” tha trajneri katalanas.

Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e kohës për lojtarët, veçanërisht për Rodri-n, i cili është rikuperuar nga një mungesë 11-mujore: “E di se është e vështirë të kemi vetëm 13 pikë në Champions, por janë tetë ekipe me 13 pikë, dhe një prej tyre është ndër më të mirët në botë. Standardet janë shumë të larta.”

Guardiola e vlerësoi Arsenal-in si skuadrën më të fortë aktualisht, duke thënë: “Shpresojmë të jemi sa më afër tyre, gjithnjë e më mirë, dhe të kemi një mundësi për t’i sfiduar.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments