Superiorja do të kthehet në fundjavën e ardhshme për javën e 22-të të saj. Çfarë bie në sy është se me përjashtim të Vora-Flamurtari që vlen për mbijetesën, sfidat e tjera përplasin ekipe me diferenca të dukshme në pikë.
Të shtunën, kur gjithçka nis me Vora-Flamurtari, vijon me përballjen mes Partizanit dhe Elbasanit. Një takim i rezervuar për në orën 16:30. Data 31 janar mbyllet me sfidën Dinamo-Bylis në “Air Albania”.
Të dielën e 1 shkurtit janë dy përballje në të njëjtën orë. Teuta mat forcat me Vllazninë, ndërsa Egnatia me Tiranën. Sfida që nisin në orën 16:30.
AXHENDA E SUPERIORES PËR JAVËN E 22-TË
31 janar(e shtunë)
Vora – Flamurtari, ora 13:30
Partizani – Elbasani, ora 16:30
Dinamo – Bylis, ora 19:00
1 shkurt(e diel)
Teuta – Vllaznia, ora 16:30
Egnatia – Tirana, ora 16:30


