Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdëshkimi me karton, mungesë e rëndësishme për Vllazninë në ndeshjen me Teutën

Ndëshkimi me karton, mungesë e rëndësishme për Vllazninë në ndeshjen me Teutën

Shkruar nga Endri ÇINARI

Elmando Gjini është shndërruar në një nga shtyllat kryesore të Vllaznisë në këtë sezon, duke u afirmuar si mbrojtës titullar dhe një nga pikat më të forta të skuadrës shkodrane. Me paraqitje të qëndrueshme, siguri në prapavijë, shtatlarti ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në ecurinë pozitive të kuqebluve, veçanërisht në aspektin difensiv.

Megjithatë, Gjini do të jetë një mungesë e rëndësishme për Vllazninë në ndeshjen e radhës së kampionatit kundër Teutës. Një sfidë delikate për javën e 22-të të Kategorisë Superiore, ku shkodranët do të kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive edhe pse pa një nga elementët më të rëndësishëm të prapavijës.

Shkaku i mungesës së 23-vjeçarit lidhet me kartonin e verdhë të marrë në minutën e 87-të në fitoren e fundit 1-0 ndaj Partizanit. Një ndëshkim që rezultoi vendimtar, pasi Gjini plotësoi numrin e kartonëve dhe automatikisht u pezullua për ndeshjen pasuese në kampionat.

Kështu, mbrojtësi shkodran nuk do të ketë mundësi të japë kontributin e tij në transfertën e Durrësit, në një takim ku Vllaznia pritet të përballet me vështirësi, përballë një Teute që tradicionalisht luan fort në shtëpi. Mungesa e Gjinit do të detyrojë stafin teknik të bëjë ndryshime në repartin defensiv.

Në këto kushte, Melos Bajrami pritet të jetë zëvendësuesi i tij në qendër të mbrojtjes. Një mundësi e rëndësishme për Bajramin që të tregojë vlerat e tij dhe të mbajë nivelin e lartë të sigurisë në prapavijë, teksa Vllaznia synon të ruajë ekuilibrin dhe të kthehet nga Durrësi me një tjetër rezultat pozitiv.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments