Kur po i afrohemi fundit të merkatos dimërore, Arabia Saudite kërkon të joshë Ousmane Dembélé, sulmuesin e PSG-së dhe fituesin e “Topit të Artë”. Sipas “Sky Uk”, arabët kanë gati një super ofertë për francezin, detajet e së cilës do të zbulohen së shpejti.
Futbollisti francez ka kontratë me PSG-në deri në vitin 2028 dhe përfiton 15 milionë euro në vit. Ky është maksimumi sa u takon pagave, sipas presidentit të klubit parisien, Al Khelaifi.
Ish-lojtari i Barcelonës është një nga pikat kyçe në skuadër dhe duket e vështirë që PSG të privohet prej tij, pavarësisht milionave që mund të vijnë nga Arabia. Drejtuesit e klubit francez aktualisht janë të fokusuar te rinovimi i kontratës me trajnerin Luis Enrique.


