Thursday, January 29, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREÇUDIRA SHQIPTARE/ Bylis transferon te Dinamo dy lojtarët më të mirë të...

ÇUDIRA SHQIPTARE/ Bylis transferon te Dinamo dy lojtarët më të mirë të tij dy ditë para sfidës direkte me të

Merkato shqiptarë shpeshherë dhuron lëvizje të pazakonta dhe ajo e akorduar mes Bylisit dhe Dinamos klasifikohet padyshim si e tillë. Bylisi ka rënë dakord që t’i shesë Dinamos dy sulmuesit titullarë, Malomo Ajodeji dhe Ibrahim Mustafa. Asgjë e pazakontë, sigurisht, po të mos ishte për faktin se ndeshja mes këtyre dy skuadrave në kampionat zhvillohet pikërisht këtë fundjavë.

Dinamo pret të shtunën Bylisin në një ndeshje delikate për të dy ekipet, të cilat nuk kanë pritur mbarimin e sfidës për të bërë zyrtare marrëveshjen mes tyre, por e kanë bërë efektive atë vetëm dy ditë para saj.

NJOFTIMI I BYLISIT

FK BYLIS ka njoftuar transferimin e dy lojtarëve titullarë të skuadrës, mesfushorin Malomo Taofek Ayodei si dhe sulmuesin Ibrahim Mustafa. Malomo dhe Mustafa do të vijojnë karrierën në klubin e Dinamos.

FK BYLIS i falënderon të dy lojtarët për kontributin e dhënë për fanellën bardhekuqe dhe u uron suksese në vijimin e karrierës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments