Monday, February 2, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORIVllaznia me mungesa të rëndësishme të premten ndaj Vorës

Vllaznia me mungesa të rëndësishme të premten ndaj Vorës

Kontigjenti në dispozicion të trajnerit Edi Martini ka nisur të plotësohet megjithatë prej kohësh ai vazhdon të ketë mungesa të rëndësishme. Edhe dje ndaj Vorës nuk ishin të gatshëm për arsye kartonash Gjini dhe Kouro, e po ashtu edhe Hakaj e Dros për shkak dëmtimesh. Megjithatë Vllaznia ia doli të fitonte në Durrës ndaj Teutës.

Ndërkohë edhe për ndeshjen e rradhës ndaj Vorës që do të luhet ditën e premte në orën 13:30 në stadiumin e Vorës, stafi teknik i skuadrës shkodrane do të ketë disa mungesa të rëndësishme. Me shumë siguri do të mungojnë sërish Hakaj, Dros e Kouro që ende nuk janë rikuperuar plotësisht për t’iu bashkuar skuadrës.

Po ashtu do të ketë edhe tre mungesa për arsye kartonash. Në ndeshjen e djeshme mbrojtësi Çelikoviç i cili ka bërë paraqitje shumë të mira në këto takimet e fundit, u ndëshkua me karton të kuq në minutat shtesë dhe si rrjedhojë do të jetë i skualifikuar për ballafaqimin e rradhës me Vorën.

Nga ana tjetër, edhe sulmuesi Bismark dhe mesfushori Qato janë ndëshkuar me kartona të verdhë dhe si rrjedhojë e kanë plotësuar numrin katër të tyre, çka do të thotë se edhe ata nuk do të kenë mundësi të luajnë në këtë ndeshje. Janë mungesa të rëndësishme, megjithatë Vllaznia ka organikë dhe si rrjedhojë trajneri Martini do të hedhë në fushë një formacion fitues edhe këtë herë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments