Wednesday, February 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREPse nuk iu dha trofeu i 'trajnerit të muajit' Edi Martinit?

Pse nuk iu dha trofeu i ‘trajnerit të muajit’ Edi Martinit?

Federata Shqiptare e Futbollit e ka bërë traditë këto vitet e fundit që t’i japë trofeun e “Trajnerit të muajit”, atij që ka rezultatet më të mira në ndeshjet e Kategorisë Superiore. Si rrjedhojë pritëm që përpara ndeshjes Teuta- Vllaznia që u luajt më datë 1 shkurt, t’i jepej ky trofe trajnerit të ekipit shkodran Edi Martini.

Në fakt kjo nuk ndodhi dhe nuk i dimë arsyet pse. Ndoshta ngaqë në Federatë kanë pritur përfundimin e të gjitha ndeshjeve të javës së 22-të, por në fakt Martini nuk ka patur rivalë.

Gjatë muajit janar ai i ka fituar të tre ndeshjet e luajtura, pra ka grumbulluar bashkë me Vllazninë e tij 9 pikë të plota, më shumë se çdo ekip tjetër dhe madje shumë prej trajnerëve të ekipeve të tjera nuk e kapën këtë shifër as pas katër ndeshjeve të luajtura (me përjashtim të Nuhijit të Tiranës që mori 10 pikë) dhe fitoren në Durrës shkon në kuotën e 12 pikëve. Megjithatë kjo e fundit sigurisht që kalon për llogari të muajit shkurt.

Gjithsesi, trofeu me shumë mundësi do t’i jepet ditën e premte para ndeshjes me Vorën, por e mira do të kishte qenë t’i jepej më 1 shkurt dhe pikërisht në “Niko Dovana”, në stadiumin ku ka sukseset e tij më të mëdha si trajner.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments