Saturday, February 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEKF Shiroka 'e kthen në stërvitje' ndaj Adriatikut. E mund me shifrat...

KF Shiroka ‘e kthen në stërvitje’ ndaj Adriatikut. E mund me shifrat e thella 9-0

Futbollistët e KF Shiroka kanë reaguar pas humbjes së javës të kaluar ndaj Luzit dhe sot kanë “shpërthyer” në fushën “Reshit Rusi” duke e mundur me rezultatin e thellë 9-0. Ky takim në fakt ka patur shumë pak histori sepse në fushë kanë qenë vetëm futbollistët shkodranë.

Në pjesën e parë ata kanë arritur të shënojnë 4 gola, ndërsa në të dytën edhe 5 të tjerë dhe si rrjedhojë, i gjithë ky takim është mbyllur me një dyzinë golash të shënuar në portën e ekipit durrsak.

Protagonisti kryesor në këtë fitore të thellë ka qenë mesfushori Elidon Dulaj i cili ka shënuar plot 3 gola, ndërkohë që 2 të tjerë mbajnë firmën e kapitenit Erjon Vucaj.

Po kaq ka shënuar edhe sulmuesin Ogungbire, ndërsa kanë provuar ndjesinë e të shënuarit në portën kundërshtare edhe mbrojtësi Xhuljan Kapllanaj si dhe sulmuesi Brilant Hasaj.

Me fitoren e sotme, KF Shiroka është ngjitur në kuotën e 26 pikëve dhe ka përfituarr nga barazimi në mes Sopotit dhe Besëlidhjes. Shkodranët tashmë ndodhen vetëm një pikë larg librrazhdasve që mbajnë vendin e dytë në renditje dhe katër pikë larg lezhjanëve që vazhdojnë të kryesojnë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments