Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETifozët durrsakë 'shpërthejnë' kundër drejtuesve të klubit: Nuk i kemi parë kurrë...

Tifozët durrsakë ‘shpërthejnë’ kundër drejtuesve të klubit: Nuk i kemi parë kurrë në këtë gjendje, jeni ekip amator!

Humbja kundër Egnatias në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë, faza çerekfinale, ishte demostrimi më i qartë se skuadra e Teutës është pa “busull”. 

Edhe pse kaluan të parë në avantazh me Arifin, ekipi i drejtuar nga trajneri Enkeledi Dobi nuk ishte në gjendej të mbronte fitore, duke u përmbysur nga Egnatia. Edhe pse dueli në “Arena Egnatia” do përcaktojë gjysmëfinalistin, shanset që Teuta të avancojë janë reduktuar ndjeshëm.

Përpos kësaj “panorama”, bregdetarët kanë një seri të “frikshme” negative në Superiore, 10 takime pa fitore radhazi. Në komentet e klubit të Teutës, tifozët kanë shpërthyer.

“Të shohim si tallin t*apin ekipet e tjera me Teutën. Ne jemi tifoza dhe kemi dhënë çdo gjë për atë ekip, po në këtë gjendje se kemi parë kurrë, turp t’ju vij”, njëri prej komenteve, ndërsa dikush tjetër shkruan: “Jeni ekip amator me pak fjalë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments