Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDede shpjegon pse nxorri pasaportën shqiptare në Kosovë: U thashë jam shqiptar...

Dede shpjegon pse nxorri pasaportën shqiptare në Kosovë: U thashë jam shqiptar e jo serb. E përdorën VAR-in për orendi shtëpiake

Nevil Dede është duke vijuar karrierën e tij në Kosovë, ku po drejton ekipin e Ferizajit. Ish-mbrojtësi shqiptar ishte i pranishëm në emisionin “Mega Sport” në “A2 CNN” përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë. Dede ka sqaruar edhe episodin që u përfol në media, nxjerrjen e pasaportës shqiptare në intervistën e dhënë pas ndeshjes. Ai ka thënë se ai veprim erdhi pas një arbitrimi të dobët, ku ekipit të tij i është mohuar një gol dhe një penallti. Sipas tij, ishte një mënyrë për t’i thënë trupës së arbitrave se nuk meritonte një padrejtësi të tillë, pasi është shqiptar dhe jo serb.

“Ka një grup lojtarësh shumë cilësor. Një klub i organizuar. Jo më kot ka pasur suksese. Janë seriozë në çdo komponentë të klubit. Një fitore e madhe e ekipit tonë sot. Ishte një fitore morale më shumë dhe për të kthyer besimin. Një ekipet më të forta në Kosovë, me plot gojën, Ballkani, por arritëm të merrnim 3 pikët. Kur e kam pranuar këtë punë, ju më njihni mirë që s’kam pasur frikë nga sfidat, objektivi minimal është shpëtimi nga kategoria. Nuk kemi marrë rezultatet e duhura, megjithëse statistikat flasin për ne. Por rezultatet do të vijnë nga ndeshja në ndeshje.

Përse nxorra pasaportën shqiptare? Unë jam 51 vjeç dhe am 40 vjet në fushë, nuk kam parë ndonjë ndeshje futbolli kur ty të mohohen 5 kartonë të kuq të kundërshtarit, kur të mohohet një gol i rregullt dhe kur të mohohet edhe një penallti. Nuk e di se për çfarë ekzistonte VAR-i në atë ndeshje. Në momentin final, kur ti shprehesh emocionalisht… Nuk ishte e duhura ajo, por jemi njerëz dhe punojmë me gjak dhe kemi emocionet tona. Protesta ie për padrejtësitë që ndodhën në atë ndeshje. Nuk dua të gjykoj askënd, por me kaq shumë raste të faktuara, nxorra pasaportën për të thënë në kamera: ‘Thuajini këtij burri që po drejton ndeshjen të japi barazi sportive, sepse unë shqiptar jam, nuk jam serb’.

Nuk kemi ndonjë diferencë të madhe në drejtimin e klubeve dhe në respektimin e institucionit të trajnerit, si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri. Unë gjithmonë jam ndjerë i respektuar në çdo klub që kam punuar dhe kam kontribuar si trajner. Jo gjithmonë rezultatet varen nga puna jonë. Varet edhe nga performanca e lojtarëve, nga performance e drejtuesëve tanë, por varet mbi të gjitha edhe nga ai që i bie fyellit dhe e përdor VAR-in për orendi shtëpie”, ka deklaruar Nevil Dede./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments