Friday, February 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENjë nga titullarët kuqeblu në dyshim për sfidën e sotme ndaj Tiranës

Një nga titullarët kuqeblu në dyshim për sfidën e sotme ndaj Tiranës

Kur u duk se për ndeshjen e sotme ndaj Tiranës kontigjenti i lojtarëve në dispozicion të trajnerit Martini do të ishte i plotë, në fakt ka dalë një problem jo i vogël. Njëri nga titullarët e skuadrës së Vllaznisë, pikërisht mbrojtësi Erdenis Gurishta është në dyshim për këtë takim.

Ditët e fundit ai ka shfaqur disa probleme shëndetësore dhe si rrjedhojë ende nuk është e qartë nëse do të luajë apo jo dhe kjo gjë do të vendoset përpara ndeshjes nga stafi teknik. Dëshira e vetë lojtarit është për të sakrifikuar sepse nuk ka dëshirë kurrsesi ta humbasë një ndeshje të tillë.

Megjithatë do shikohet me kujdes gjendja e tij dhe më pas do të vendoset. Stafi teknik i Vllaznisë e ka gati edhe zgjidhjen në rast se numri 2 nuk do të luajë, me aktivizimin e Cetkoviç për të formuar mbrojtjen bashkë me Gjinin dhe Bajramin.

Gjithsesi pak rëndësi ka se kush do të jetë sot në fushë dhe kush jo. Objektivi është një dhe i qartë: Vetëm fitore! Për kreun e renditjes, por edhe për kënaqësinv e të gjithë sepse është një ndeshje klasike e futbollit shqiptar dhe triumfi në të vlen gjithmonë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments