Saturday, February 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAxhenda e Superiores për muajin mars, ja kur do të luajë Vllaznia...

Axhenda e Superiores për muajin mars, ja kur do të luajë Vllaznia ndaj Flamurtarit, Egnatias dhe Dinamos

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar axhendën për ndeshjen e muajit mars në Superiore. Konkretisht do të luhen tri javë në total në kuadër të elitës së futbollit shqiptar. Bie në sy ndryshimi i orarit, për ndeshjet që nuk luhen nën dritat e prozhektorëve. Nga ora 13:30 me të cilën ishim mësuar, pikërisht në 15:00.

Vllaznia ka mësuar datat dhe oraret në të cilat do t’i luajë tre ndeshjet e ardhshme. Kështu me Flamurtarin do të luhet të dielën e ardhshme në orën 18:00 ndërsa kryesfidën me Egnatian me të cilën do të hapet edhe faza e katërt e kampionatit, do të luhet të premten e datës 13 mars në orën 19:00. Ndërsa me Dinamon në kuadrin e javës së 29-të do të luhet në “Loro Boriçi” të martën e datës 21 mars në ora 18:00.

JAVA 27

8 mars(e diel)

Bylis – Vora, ora 15:00

Tirana – Elbasani, ora 15:00 (“Selman Stërmasi”)

Flamurtari – Vllaznia, ora 18:00

9 mars(e hënë)

Egnatia – Teuta, ora 19:00

Dinamo – Partizani, ora 19:00 (“Air Albania”)

JAVA 28

13 mars(e premte)

Egnatia – Vllaznia, ora 19:00

14 mars(e shtunë)

Tirana – Bylis, ora 15:00

Flamurtari – Elbasani, ora 18:00

15 mars(e diel)

Vora – Partizani, ora 15:00

Dinamo – Teuta, ora 18:00 (“Air Albania”)

JAVA 29

20 mars(e hënë)

Elbasani – Egnatia, ora 19:00

21 mars(e martë)

Bylis – Flamurtari, ora 15:00

Teuta – Partizani, ora 18:00

Vllaznia – Dinamo, ora 18:00

22 mars(e mërkurë)

Tirana – Vora, ora 15:00

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments