Saturday, February 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREDerbi mes binjakëve shqiptarë përfundon në paqe, të dy vendosin fatin e...

Derbi mes binjakëve shqiptarë përfundon në paqe, të dy vendosin fatin e ndeshjes për skuadrat e tyre

Përballja e sotme mes Empolit dhe Çezenës mbartte me vete edhe një derbi në familjen Shpendi. Dy binjakët me origjinë nga Puka Stiven dhe Kristian u vunë përballë njëri-tjetrit në fushën e lojës si kundërshtarë.

Të dy arritën të ishin protagonist për ekipet e tyre, megjithëse në fund asnjëri nuk u largua me fitore nga fusha.

Ndeshja përfundoi me shifrat 1-1 dhe në të dy golat e shënuar janë përfshirë dy binjakët shqiptare.

Cristian Shpendi kaloi në epërsi Çezenën me golin e shënuar në minutën e 29-të, ndërsa në minutën e 71-të Stiveni dha asistin që solli më pas golin e barazimit për Empolin. Të dy vëllezërit po përjetojnë një sezon mjaft të mirë me ekipet e tyre./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments