Saturday, February 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Gëzon' Vllaznia, ndalen rivalët e saj kryesorë Egnatia dhe Elbasani

‘Gëzon’ Vllaznia, ndalen rivalët e saj kryesorë Egnatia dhe Elbasani

Nëse një javë më parë ishte Vllaznia që bëri një hap të gabuar duke humbur në Ballsh dhe si rrjedhojë diferenca e saj në renditje me rivalët e saj u ngushtua, por gjithçka është “kompesuar” sot sepse Egnatia është mundur dhe Elbasani ka barazuar në shtëpi.

Ky i fundit dhe Bylis kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”, përfundoi me shifrat 1-1. Golin e parë e shënuan miqtë, me anë të Stoilov, i cili ktheu në gol një penallti në minutën e 61-të. Në krahun tjetër, për golin e barazimit te Elbasani, mendoi Loukili në të 87-tën, falë edhe një devijimi.

Nga ana tjetër Egnatia ka humbur 0-2 ndaj Partizanit në “Arena e Demave” me dy gola të shënuar nga të kuqtë që në pjesën e parë me autorë Muratajn dhe Sidibe.

Kështu pas javës së 26-të Vllaznia kryeson e vetme me 51 pikë, e ndjekur nga Elbasani dhe Egnatia me nga 46 pikë secila, ndërsa Dinamo është e katërta me 39 pikë, po aq sa edhe Partizani i vendit të pestë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments