Tuesday, March 3, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESulmuesi shkodran Erald Çinari shënon një tjetër gol në kampionatin arab

Sulmuesi shkodran Erald Çinari shënon një tjetër gol në kampionatin arab

Erald Çinari është shfaqur protagonist në ndeshjen që ekipi i tij, Al Jabalain ka barazuar në shtëpi përballë Al Zulfi. Sfida e vlefshme për javën e 25-të të Ligës së Parë në Arabinë Saudite, përfundoi 1-1.

Ishte pikërisht Çinari ai që shënoi golin e vetëm për të tijët, duke rikthyer baraspeshën, e duke i dhënë ekipit 1 pikë. Ish-sulmuesi i Partizanit dhe Vllaznisë e “shkundi” rrjetën në minutën e 75-të, me një goditje mjaft të bukur nga distanca.

I ndihmuar edhe nga gabimi qesharak i portierit kundërshtar, shkodrani “fut në thes” një tjetër gol.

Kështu, Çinari shkon në kuotën e 7 golave sezonalë, duke shfaqur formë mjaft të mirë. Gjithashtu, sulmuesi anësor 29-vjeçar numëron edhe 3 asiste përgajtë këtij sezoni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments