Saturday, March 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREIsh- kampioni Edmir Bilali: E kam pas për nder me luajt me...

Ish- kampioni Edmir Bilali: E kam pas për nder me luajt me Vllazninë. Shpresoj që ky të jetë viti jonë për titullin

Vetë ai e ka provuar ndjesinë e të shpallurit kampion me fanellën e Vllaznisë. Ka ndodhur në vitin 1992, kur ai shijonte edhe një tjetër trofe personal, atë të golashënuesit më të mirë të kampionatit. E kemi fjalën për ish- sulmuesin kuqeblu Edmir Bilali.

Ndonëse prej më tepër se 33 vitesh ai jeton në Gjermani, kuptohet që skuadrën e tij të zemrës vazhdon ta ndjekë rregullisht. Për më tepër këtë sezon kur Vllaznia drejtohet nga Edi Martini, një nga shokët dhe miqtë e tij më të mirë.

Bilali ka dhënë një prononcim të shkurtër dhe ekskluziv për Gazeta “Shkodra Sport” teksa është shprehur:

“Për mua ka qenë nder i madh dhe ndihem me fat që kam pasë mundësi me luajt për Vllazninë, me veshë këtë fanellë të madhe dhe padyshim që këtë skuadër do ta kem gjithmonë në zemër.

Kampionatin shqiptar e ndjeki dhe sidomos ndeshjet e Vllaznisë dhe këtë vit, klubit, Edi Martinit dhe djemve të dalin kampion. Si duket e kena rradhën këtë vit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments