Trajneri i futbollit Samuel Nikaj ka folur për kampionatin shqiptar në ‘MCN Informacion’, duke vlerësuar skuadrën e Vllaznisë. Ai shprehu besimin se klubi ka një ekip të fortë dhe se këtë sezon duhet të shpallet kampion.
“Vllaznia ka ekipin e mirë, këtë vit duhet të shpallet kampione. Me këto skuadra të vogla ka ditur të bëjë gabime, por duhet të mësojmë nga ato.
Minimalisht duhet të marrim 7 pikë, të thellojmë diferencën dhe të mos bëjmë hapa pas, sepse do na kushtojë. Shkodra për aq sa i ka dhënë futbollit shqiptar duhet të shpërblehet dhe këtë vit duhet të shpallet kampione.
Ai gjithashtu theksoi sfidat e ardhshme me Egnatian dhe Dinamon, duke nënvizuar se sistemi aktual favorizon ekipet që grumbullojnë sa më shumë pikë dhe se Vllaznia duhet të vazhdojë me strategji të kujdesshme për të ruajtur avantazhin e saj në kampionat.


