Thursday, March 19, 2026
FAQJA E PARE PA KATEGORISuperkompjuteri parashikon fituesin e Champions League, favorite absolute është skuadra angleze

Superkompjuteri parashikon fituesin e Champions League, favorite absolute është skuadra angleze

Janë përcaktuar tetë skuadrat çerekfinaliste të UEFA Champions League: Arsenal, Atlético Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Liverpool, Paris Saint-Germain, Real Madrid dhe Sporting CP.

Njëra prej tyre do të ngrejë trofeun më 30 maj në Puskas Aréna në Budapest. Sipas një analize të superkompjuterit të “Opta”, favorit kryesor për triumfin është Arsenali, me rreth 29.7% shanse për të fituar trofeun.

Londinezët vijnë në formë shumë të mirë, me rezultate pozitive si në Europë ashtu edhe në kampionat. Pas tyre renditet Bayern Munich me mbi 18%, ndërsa podiumin e plotëson Barcelona me rreth 15.6%.

Kampionët në fuqi, PSG, kanë afro 12% shanse për të mbrojtur titullin, ndërsa Real Madrid, pavarësisht historisë së pasur, vlerësohet me më pak se 10% për shkak të mungesave dhe shortit të vështirë.

Liverpool dhe Atlético Madrid kanë përkatësisht rreth 7% dhe 4% mundësi, ndërsa Sporting CP mbetet surpriza e madhe me vetëm 3%. Në çerekfinale, Arsenali përballet me Sportingun, ndërsa sfidat e tjera premtojnë spektakël: Barcelona-Atlético, PSG-Liverpool dhe Bayern-Real Madrid.

Superkompjuteri parashikon fituesin e Champions League, favorite absolute
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments