Vllaznia dhe Dinamo kanë ndarë pikët në përballjen mes dy skuadrave në “Loro Boriçi”, që mund të ishte vendimtar për rrugëtimin e dy ekipeve drejt objektivave që kanë në këtë sezon.
Sfida mes dy skuadrave ka qenë mjaft argëtuese, me raste në të dy portat e me momente të diskutueshme pasi shkodranët dy herë kërkuan penallti, pa u dëgjuar nga kryesori i cili as nuk iu drejtua VAR-it.
Ndërsa në fund, ai i fali një të verdhë të dytë Bajramit, në një ndeshje që në fund pa skuadrat të largoheshin jo edhe aq të kënaqura nga fusha e lojës.
VLLAZNIA-DINAMO 0-0


