Mesfushori i Vllaznisë, Kristian Dros ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp në prag të ndeshjes së nesërme me ish-ekipin e tij, Elbasanin. Moldavi ka folur për eliminimin nga Kupa, për dëmtimin e tij si dhe për faktin që nesër do të luftojnë vetëm për fitore.
“Nuk ishte diçka e mirë që u eliminuam nga Kupa, por fokusi jonë është në ndeshjen e radhës dhe do të japim çdo gjë për të fituar dhe për të marrë 3-pikëshin. Detyra jonë është të bëjmë punën tonë, na duhet fitorja, e kemi rival direkt Elbasanin, ata do të luajnë në shtëpinë e tyre, do të jetë një atmosferë e mirë, por fusha do të jetë njësoj për të dy ekipet. Ajo është histori tashmë, i përket së kaluarës dhe e kemi harruar, shikojmë vetëm për të ardhmen, pozitivisht dhe për ndeshjen e nesërme me Elbasanin.
E para është që të fitojmë ndeshjet e mbetura, ta tregojmë këtë me një lojë të mirë, të luajmë mirë në anën difensive, por edhe në anën e sulmit. Kam kujtime të mira atje, isha rreth për një vit, kanë shumë fansa dhe një stadium mjaft të mirë, por unë luaj për Vllazninë dhe jap githçka, do të jap maksimumin në fushë për aq minuta.
Ky është futbolli, çdokush mund të jetë i dëmtuar, por jam i lumtur që kemi një ekip të mirë dhe jemi në vendin e parë, shpresoj do të ndihmoj ekipin për të ardhmen. Çdo lojtar që rikthehet është i rëndësishëm, na mungojnë Bismark dhe Kastrati dhe shpresoj të kthehen sa më shpejt në fushë. Mund të them 50 me 50, duhet të mendojmë për titullin kampion që të shkojmë në rrugën e duhur.
Edhe te Elbasani kam qenë mbrojtës, por kam shënuar gola, nesër nuk e di nëse do të kem mundësi, nëse do të shënoj do të jem i lumtur. Nuk do të jem i lumtur me barazim se shkojmë për fitore në çdo ndeshje. Jemi këtu për të mbajtur vendin e parë. Jam i lumtur që luaj këtu, nuk jam mjaft i lumtur për dëmtimet gjatë këtij sezoni, dhe pastaj do të flasim për të ardhmen. Pse jo në qoftë se do të jemi dakort për kontratën si unë dhe klubi”, tha ai.


