Tuesday, April 28, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETjetër mungesë për Vllazninë përveç portierit. Edhe mesfushori shkodran nuk luan ndaj...

Tjetër mungesë për Vllazninë përveç portierit. Edhe mesfushori shkodran nuk luan ndaj Bylisit

Shkruar nga Maringlen ZHIVANI

Mesfushori i Vllaznisë, Ardit Krymi, do të jetë një tjetër mungesë e konfirmuar për sfidën e fundjavës ndaj Bylisit, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve dhe do të jetë i pezulluar.

Bëhet fjalë për një mungesë të rëndësishme për skuadrën shkodrane, duke qenë se Krymi ka qenë një nga lojtarët më të aktivizuar në repartin e mesfushës, me një rol të rëndësishëm në ekuilibrin e ekipit, si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në ndërtimin e aksioneve.

Pezullimi i tij detyron stafin teknik të Vllaznisë të bëjë ndryshime në formacion, teksa në vend të tij pritet të ketë riformatim në mesfushë.

Tashmë, përveç mungesës së portierit gjerman Pohls, në këtë takim të rëndësishëm, Vllaznia do të vuajë edhe mungesën e mesfushorit shkatërrues Ardit Krymi.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments