Thursday, April 30, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Reagon Vllaznia pas mbështetjes së tifozëve: Krah për krah deri në...

VIDEO/ Reagon Vllaznia pas mbështetjes së tifozëve: Krah për krah deri në fund! Ne në fushë, ju në shkallë…

Pasditen e sotme grupimi i tifozëve “Vllaznit Ultras” ka qenë i pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” për t’i dhënë gjithë mbështetjen e tij ekipit të Vllaznisë në këtë fund- sezoni.

Me brohoritjet e tyre, por edhe flakadanët e ndezur ata kanë krijuar një klimë shumë entuziaste dhe kjo i ka bërë të ndihen mirë futbollistët dhe stafin teknik të kuqebluve.

Por nga ana tjetër nuk ka munguar të reagojë edhe klubi shkodran që përmes një postimi në faqen zyrtare shkruan:

“KRAH PËR KRAH DERI NË FUND

Sot në stërvitje nuk ishim vetëm. Zëri dhe zemra e Shkodrës ishte aty.

Faleminderit Vllaznit Ultras për mbështetjen – në çdo moment, në çdo betejë.

Kjo është familje. Kjo është forcë. Ne në fushë, ju në shkallë… Bashkë për një qëllim: Vllazninë në majë”- shkruhet në këtë postim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments