Friday, May 1, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIgli Tare: Dua të jem i denjë për të hyrë në historinë...

Igli Tare: Dua të jem i denjë për të hyrë në historinë e Milanit

Igli Tare ka dhënë një intervistë të gjatë për “Giorgia’s Secret” në “DAZN”. Drejtori sportiv i Milanit ka thënë se titulli kampion nuk është vetëm një ambicie personale e tij, por një detyrë e një klubi të përmasave të Milanit. Sa i përket raportit me Ibrahimoviçin, ish-sulmuesi shqiptar ka treguar se si dy persona që vijnë nga Ballkani ia thonë njëri-tjetrit gjërat në sy dhe pa filtra

“Skudeto nuk është vetëm një ide që më prek mua, është ajo që ndahet nga i gjithë klubi. Të qëndrosh konkurrues dhe të synosh titullin është një detyrë.

U rrita duke admiruar Milanin e Van Basteniyt, Gulit, Barezit dhe Maldinit. Sot, përpiqem të jem i denjë për këtë klub. Për të hyrë në historinë e tij, duhet të lësh gjurmën tënde atje.

Ibra? Nuk është e vërtetë që ai është mësuar të bëjë gjithçka vetë. Nëse e njihni, është një person shumë i ndjeshëm. Kam një marrëdhënie të mirë me të. Ia themi gjërat njëri-tjetrit në fytyrë, ndonjëherë edhe ashpër, por të dy vijmë nga Ballkani, kështu që e pranojmë që gjërat thuhen edhe në atë mënyrë”, ka deklaruar Igli Tare./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments