Saturday, May 16, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshja me Vllazninë, ja formacioni i mundshëm i Dinamos sot

Ndeshja me Vllazninë, ja formacioni i mundshëm i Dinamos sot

Dinamo do të përballet sot me Vllazninë në kuadër të ndeshjes së parë të turit “Final 4”, aty ku do të synohet marrja e 3 pikëve për të qëndruar në garë për titullin, pasi çdo rezultat tjetër, e heq nga gara matematikisht skuadrën e Ilir Dajës.

Veç mungesës së trajnerit që dihet tashmë nga vendimet e Disiplinës, Dinamo do të duhet të bëjë edhe pa Teikseiran, Ditën, Qefalinë, Nezirin dhe Bregun. Kështu, në portë do të jetë Tomas Kiri duke qenë se Teqja ka humbur me shumë gjasa të gjitha ndeshjet e “Final 4”, ndërkohë që në të djathtë do të jetë Ismaili, i ndihmuar nga Lorran në të majtë si edhe në qendër do të jetë Beqja dhe Aliji.

Në mesfushë, ka mungesa të tjera dhe pritet që fanellë titullari të kenë për Qardakun, Gudiabin dhe Malomon, ndërkohë që ndryshime ka edhe në repartin e sulmit. Në të djathtë, me shumë gjasa do të jetë Berisha, ndërkohë që në të majtë do të jetë Nani.

Në qendër të sulmit, titullar pritet të jetë sërish Guindo. Mungesat e shumta për shkak të dëmtimeve, kanë limituar edhe alternativat në stol për skuadrën e Dajës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments