Monday, May 18, 2026
FAQJA E PARE BASKETBOLLBASKETBOLL/ Besëlidhja nuk ka ndër mend të ndalet. Shpallet kampione e Shqipërisë...

BASKETBOLL/ Besëlidhja nuk ka ndër mend të ndalet. Shpallet kampione e Shqipërisë për të tretin vit rradhazi

Besëlidhja ka mposhtur Tiranën me rezultatin 103-84 në finalen e tretë dhe është shpallur kampione e Shqipërisë në basketboll për djem për sezonin 2025-2026. Lezhjanët kanë dominuar serinë e finaleve, duke fituar me rezultatin e pastër 3-0 përballë bardhebluve.

Finalja e tretë ka qenë e bukur dhe e luftuar. skuadra e Afrim Bilalit ka fituar periodën e parë 24-23 dhe ka mbyllur pjesën e parë në avantazh të 5 pikëve (54-49). Tirana mundohet të reagojë në pjesën e dytë. Perioda e tretë është e luftuar dhe mbyllet në barazim 21-21. Besëlidhja dominon periodën e katërt dhe fiton gjithë takim me rezultatin 103-84.

Lezhjanët shpallen kampionë të Shqipërisë për të tretin sezon radhazi. Këtë vit Besëlidhja ka fituar edhe Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë.

Një sukses mëse i merituar i gjithë basketbollistët, stafit teknik e drejtues të cilët po konfirmojnë faktin që Besëlidhja ka ndër mend ta vazhdojë gjatë projektin e nisur në këtë sport. Edhe tek ky titull, ashtu si dhe tek dy të tjerët, një meritë të madhe ka edhe trajneri shkodran Afrim Bilali i cili është arkitekti i të gjithë këtyre sukseseve.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments