Tuesday, May 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELAJMI I FUNDIT/ Disiplina pezullon 6 ndeshje Erdenis Gurishtën për reagimin ndaj...

LAJMI I FUNDIT/ Disiplina pezullon 6 ndeshje Erdenis Gurishtën për reagimin ndaj Aleksit. Gjobitet edhe Vllaznia

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar rëndë futbollistin e Vllaznisë Erdenis Gurishta për atë sulm ndaj Albano Aleksit në minutat e fundit të ndeshjes ndaj Egnatias, pikërisht pas provokimeve të bëra nga ky i fundit para pankinës shkodrane.

Numri 2 i kuqebluve është pezulluar me 6 ndeshje pezullim, ndërkohë që nuk ka asnjë masë ndëshkimore ndaj Aleksit, ndonëse ky i fundit për të disatën herë është protagonist i sjelljeve anti- sportive.

Por Disiplina nuk është mjaftuar vetëm me kaq në mbledhjen e saj të sotme. Ajo ka gjobitur klubin Vllaznia me 1 milionë lekë të vjetra për sjellje të gabuar të tifozëve të saj duke hedhur sende në fushën e lojës dhe për përdorimin e koreve fyese ndaj futbollistëve të Egnatias.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments