PSG mposhti Arsenalin me penallti për të ruajtur statusin e fituesit të Ligës së Kampioneve, por gjatë ndeshjes kishte një tjetër penallti, atë që vulosi barazimin 1-1 të francezëve. Një penallti e cila sipas ish-gjyqtarit ndërkombëtar Iturralde Gonzalez, nuk duhej të kishte ndodhur nëse gjyqtari kryesor Daniel Sibert do të kishte qenë i vëmendshëm.
Ai ka shpjeguar se Kvaratskhelia, i cili fitoi penalltinë pasi u ndalua nga Moskuera, nuk duhej të ishte në fushë në ato momente.
“Kvaratskhelia nuk duhej të ishte duke luajtur, pasi kishte disa minuta që po ecte në fushë me këmbën e gjakosur. Por gjyqtari e la të vazhdonte”, tha Iturralde Gonzalez.
Në fakt, Kvara e kishte nisur ndeshjen me atë dëmtim në këmbë, por të fashuar mirë. Fashot kishin rënë gjatë ndeshjes dhe aty duhej të ndërhynte kryesori pasi bëhej fjalë për një dëmtim që rrezikonte shëndetin e futbollistit dhe nuk është e lejueshme që lojtarë që janë duke gjakosur të qëndrojnë në fushë të pafashuar.
SHIH VIDEON
Anashkalimi i rregullores i kushtoi shumë shtrenjtë Arsenalit pasi ishte pikërisht gjeorgjiani ai i cili fitoi penalltinë dhe më pas miri mjekim dhe u fashua nga doktorët e ekipit.


