Thursday, June 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMerkato/ I përfundoi kontrata, Esin Hakaj pranë largimit nga Vllaznia

Merkato/ I përfundoi kontrata, Esin Hakaj pranë largimit nga Vllaznia

Vllaznia ka hyrë në një fazë riorganizimi totale. Stafi teknik ka filluar të bëjë planet për të ndërtuar skuadrën e sezonit të ardhshëm dhe pjestarët e tij janë çdo ditë me lista në duar. Duket se mund të jenë rreth 10 lojtarë nga ata që e mbyllën sezonin e kaluar të cilët nuk do jenë më pjesë e skuadrës.

Pas Andrey Yago, Alexandros Kouros, Elmando Gjinit, Kevin Dodajt dhe Charles Bismark, një tjetër futbollist duket i sigurtë në largim. Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Esin Hakaj.

Futbollisti shkodran ka qenë i pafat në sezonin e fundit teksa për një periudhë të gjatë është shoqëruar nga dëmtime të njëpasnjëshme dhe si rrjedhojë ka munguar në jo pak ndeshje duke mos arritur dot të japë kontributin e tij për skuadrën.

Hakajt i ka mbaruar kontrata me Vllazninë dhe duket e sigurtë që palët nuk do të ulen në tavolinë për të biseduar për zgjatjen e saj. Tashmë mbetet për t’u parë se cili do të jetë destinacioni i ardhshëm i 29 vjeçarit.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments