Portieri Martin Janacek largohet nga Elbasani dhe nis një aventurë të re në Sllovaki me ekipin e Spartak Trnavës.
Me anë të një postimi në faqen zyrtare, klubi sllovak ka zyrtarizuar blerjen e portierit, që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Spartak Trnavën.
“Pas largimit të Ziga Frelih, Spartaku ka afruar një fytyrë të re si portier. Portieri 25-vjeçar çek, Martin Janacek, i cili luajti për herë të fundit për ekipin shqiptar të Elbasanit, po i bashkohet klubit. Ai nënshkroi një kontratë 2-vjeçare”, shkruhet në njoftimin e klubit sllovak.


