Thursday, June 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORERubin Hebaj shpjegon arsyen pse zgjodhi Elbasanin

Rubin Hebaj shpjegon arsyen pse zgjodhi Elbasanin

E prisnin të firmoste në Shkodër, por Rubin Hebaj i befasoi të gjithë me zgjedhjen e bërë duke hedhur firmë për skuadrën e Elbasanit. Së fundi ai ka dhënë një intervistë për mendian e shkruar teksa shpjegon edhe arsyet pse bëri këtë zgjedhje për karrierën e tij.

“Kisha shumë kohë që luaja jashtë Shqipërisë, në kontinente dhe kampionate të ndryshme, duke fi tuar eksperienca të rëndësishme. Mendova se kishte ardhur momenti për t’u rikthyer, për të rigjetur veten dhe për të ndihmuar një klub ambicioz si Elbasani.

Bisedat me drejtuesit më dhanë besim të plotë te projekti që po ndërtohet dhe kjo më bindi të pranoja këtë sfidë. Pjesmarrja e Elbasanit në Kupat e Europës sigurisht që ka ndikuar në vendimin tim.

Kur një ekip merr pjesë në kompeticionet europiane, pritshmëritë dhe ambiciet janë më të mëdha. Të luash në Europë është gjithmonë një motivim shtesë për çdo futbollist dhe besoj se do të jetë një eksperiencë shumë e rëndësishme edhe për ne”- është shprehur sulmuesi shkodran.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments