Friday, June 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAkademia Vllaznia zgjedh formacionin më të mirë të sezonit. Dominojë futbollistët e...

Akademia Vllaznia zgjedh formacionin më të mirë të sezonit. Dominojë futbollistët e ekipit kampion U16

Akademia Vllaznia ka vendosur të përzgjedhë më të mirët e sezonit 2025-2026. Ka qenë stafi teknik i saj që ka bërë përzgjedhjen e 11-shes më të mirë dhe po ashtu edhe të trajnerit më të mirë të sezonit. Një përzgjedhje e tillë është bërë për futbollistët e ekipeve U14, U15, U16, U17 dhe U19.

Kuptohet që baza e këtij formacioni i takon ekipit U16 që u shpall edhe kampion i Shqipërisë për këtë sezon. Nga ky ekip ka dalë portieri më i mirë që është vlerësuar Rei Shpuza, po ashtu edhe një nga mbrojtësit, Nikolas Gjoni.

Për të vazhduar me mesfushorin Regis Sukaj dhe dy sulmuesit Sebastian Gjeka dhe Daniel Marku. Po ashtu, edhe trajneri më i mirë i Akademisë Vllaznia për këtë sezon është vlerësuar trajneri kampion i ekipit U16 Haris Dalipi.

Pjesë e formacionit më të mirë është edhe mbrojtësi i ekipit U14, për të vazhduar me Arsid Gerbetin e ekipit U19. Për mesfushën është përzgjedhur Erman Pishtari i ekipit U19 si dhe vëllezërit Simon dhe Sokol Uldedaj të ekipit U17. 11-shja më e mirë plotësohet me fantazistin e ekipit U15 Aldis Kjasi.

Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments