Mëngjesin e sotëm janë nisur drejt Maqedonisë së Veriut tre ekipe të moshave të Akademisë “Djelmnia Shkodrane” për të marrë pjesë në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet atje. Bëhet fjalë për një turne të përvitshëm në Ohër, ku në edicionin e sivjetëm marrin pjesë ekipe nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova, Greqia etj.
Ekipet e “Djelmnia Shkodrane” që do të marrin pjesë në këtë turne janë ato të grupmoshave U9, U11 dhe U13 që drejtohen nga trajnerët Bledar Marshiq, Fatmir Marku dhe Rigers Xhahysa.
Futbollistët e vegjël shkodranë tashmë kanë mbërritur në Ohër dhe janë sistemuar në një hotel luksoz teksa do të bëhen gati për startin e turneut ku padyshim që do të synojnë të paraqiten sa më mirë.
Trajnerët e këtyre ekipe në një prononcim të shkurtër për Gazeta “Shkodra Sport” janë shprehur të bindur se një turne i tillë do të jetë një mundësi e mirë për futbollistët e vegjël për të treguar vlerat e tyre sportive dhe për të bërë dallimin me shokët e tyre të ekipeve dhe vendeve të tjera.


